Lul Beshaj interpreton poezinë e tij “Unë e kam dashur fort një vajzë”

Unë e kam dashur fort një vajzë
Dhe shpesh ja puthja ballin
E mori koha shpejt nga sytë
e mbolli tek sytë mallin

E kam kërkuar yjesh zjarr
e kam kërkuar pranë dhe larg
tek pjalmi i luleve nektar
tek mijëra njerëz varg e varg

Në gjethe pemësh faqeskuqur
në udhë pafund e qoshe bosh
në perëndimin e përskuqur tek zëri i saj
do më kujtosh…

Sa fort e desha atë vajzë
Sa mali u bë edhe malli
Sikur, sikur edhe njëherë të thuash eja
Puthma ballin dhe shpejt ta shembja malin

Sikur edhe njëherë të thoshë eja
Puthma ballin
Unë e kam dashur fort një vajzë
Vërtet…

ObserverKult


Lexo edhe:

LUL BESHAJ: ISIDOR, Ç’TË MUNDON?