“Vera andrron detin” vazhdon rrugëtimin në Festivalin e Filmit në Göteborg

festivali i filmit në Goteborg

Filmi “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit është në mesin e filmave pjesëmarrës në Festivalin e Filmit “Göteborg”, në Suedi.

Në film përditshmëria e qetë e Verës çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj, transmeton rtv21.tv

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Festivali vjetor i filmit në Suedi nis më 28 janar, zgjat deri më 6 shkurt.

___________________

Lexo edhe:

FILMI KOSOVAR PO SHPËRTHEN NË BOTË. JA KUSH NA PREZENTOI DENJËSISHT!

Kosova për vitin 2021 u përmend në shumë shtete të botës, përmes filmave të suksesshëm të regjisorëve, të cilët prezantuan vendin denjësisht kudo që shkuan.

Historia këtë vit u shkrua nga “Zgjoi”, “Pa vend”, “Vera Andrron Detin”, “Luaneshat e Kodrës”, Animacioni “Clara me mustaqe”, “Në kërkim të Venerës” dhe “Exil”.

Viti nisi me pjesëmarrjen për herë të parë në Golden Globes të “Exil” dhe vazhdoi me fitore në Festivalin Sundance të filmit “Zgjoi”.

Vazhdoi me premierën e “Vera andrron Detin” në njërin prej festivaleve më të vjetra të filmit, “Venice Film Festival”, ky është filmi i…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult