Ardita Jatru: Nënë, sa shumë ngjajmë…

Nxjerr nënën në fotografi.
-Dal ta shoh veten?
-Oh, Dita, shumë jam plakur!
I shoh pakënaqësinë
që i ngushtohet shtrati mbi buzë.
E fus në kraharor.
Kaloj gishtat nën borën e butë.
E puth. Përpiqem të qesh.
-Ne të dyja ngjajmë mam!
-Mos o zot nga fati, psherëtin përvajshëm.
-Po të marr me vete, i them,
këtu tek froni i syve.

Shqitemi.
Mbyll xhamin e makinës
dhe zoti vetë s’di ku më shpie.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARDITA JATRU: NJERËZIT QË S’MË DESHËN