Gjergj Mihallari: Ti eja, eja këtë natë…

grua

Poezi nga Gjergj Mihallari

Ti eja,
eja këtë natë,
fshehtas syve të nënës,
syve të botës
të luajmë marrëzinë e çmendurisë…
Ti eja,
eja këtë natë
të rizgjojmë ëndrrat
e vyshkura,
të rihapim portat
e ndryshkura…
Ti eja,
eja këtë natë,
vuajtjes së bukur
ti japim fund
e yllit të mëngjesit
që pas malit humb…
Ti eja,
eja këtë natë…

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

NUK KISHTE PROVUAR AS MË TË VOGLIN NDIJIM, AS RRAHJEN MË TË DOBËT TË ZEMRËS, PËR TË FEJUARIN…

Nata kishte shtruar një perde të plumbtë errësire, gati-gati vajtuese. Nëse vajza frymonte me vështirësi nga sa i kishte ndodhur, ai sillej rrotull dhomës si një somnambul. Të dy të përhumbur në zhurmim të mendimeve. Arsyeja përpiqej t’i mbushte mendjen vajzës se nuk duhej të kishte vrunde ndjenjash për djalin e panjohur, kur tashmë ajo ishte e fejuar me një djalë tjetër.

Por ndjenjat e zjarrta kryeneçe, ajo magmë e trazuar në brendësi të shpirtit, ishin gati të shpërthenin, të përvëlonin edhe atë mendim më të vogël që mund të ngelej në cepin më të përhumbur të arsyes.

Kishte dalë pas fejesës, me djalin, që babai dhe vëllai i madh, kishin zgjedhur për shokun e saj të jetës, por nuk kishte provuar as më të voglin ndijim, as rrahjen më të dobët të zemrës, për të fejuarin. Kishte qënë një kortezi e ftohtë, aq sa kur ishte ndarë prej tij, kishte ndjerë në trup peshën e lehtësimit. Gjithë ato dy a tre takime, i krijohej përshtypja sikur merrte pjesë në një funeral vdekje. Mjaftonte vetëm vajtimi dhe kuja e shpirtit të saj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU