Fjalët e Frida Kahlos për bashkëshortin: “Nuk të kërkoj të qëndrosh përgjithmonë pranë meje…”

frida kahlo

Frida Kahlo i tha këto fjalë emocionuese bashkëshortit të saj, Diegos:

“Nuk të kërkoj të më japësh puthje. Mos më kërko falje, as kur unë mendoj se ke gabuar. Nuk do të kërkoj as të më përqafosh kur të kem nevojë, nuk do të kërkoj të ma shprehësh kur dukem e bukur, edhe nëse do të ma thuash duke më gënjyer. Nuk do të kërkoj as të më shkruash gjëra të bukura.

Nuk do të kërkoj të më telefonosh për të më pyetur se si e kam kaluar ditën, as të më thuash se po të mungoj. Nuk do të kërkoj të më falënderosh për gjërat që bëj për ty. As mos u shqetëso për mua, kur do të ndihem keq, dhe sigurisht, unë nuk do të kërkoj të më mbështesësh në zhgënjimet e mia. Nuk do të kërkoj të më dëgjosh, as kur të kem mijëra histori për të treguar. Nuk do të kërkoj të bësh gjë, as të qëndrosh përgjithmonë pranë meje. Sepse nëse këto gjëra do t’i kërkoja, nuk do t’i doja më prej teje”./(bota.al)

ObserverKult


Lexo edhe:

THËNIE FRYMËZUESE NGA FRIDA KAHLO: BJER FILLIMISHT NË DASHURI ME VETEN, ME JETËN…