Të dielën e shkuar, Kievi ishte një qytet i zhurmshëm evropian me kafe, vepra arti në çdo cep dhe sushi të freskët që shërbehej deri në mesnatë. Sot, 1 javë më pas është kthyer në zonë lufte.
Në qytet dëgjohen vetëm zhurma sirenash, goditje, shpërthime anë e pa anë. Transformimi i qytetit pas sulmit rus duket gati-gati surreal.
Vetëm para 1 jave parku Dniprovskyy ishte i mbushur me çiklistë dhe vrapues. Ata “shfrytëzonin” diellin për të shijuar aktivitetin fizik në natyrë.
Parku i zbrazur nga trafiku shtrihet në një ishull përtej lumit nga qyteti i vjetër. Në këtë park fëmijët janë gjithë kohës duke luajtur, vrapuar apo duke parë rosat teksa notojnë.
Sot, po i njëjti qytet tronditet nga një lum lajmesh që njoftojnë për incidente të njëpasnjëshme. Një djalë 6-vjeç u vra nga të shtënat me armë zjarri.
Blloqe apartamentesh që shkatërrohen, diga e rezervuarit e shkatërruar gjithashtu, rrugë të shkreta, etj, bëjnë që në Kievin dikur të zhurmshëm të mbizotërojë kudo në ajër ndjesia e tmerrit.
Shumë kanë lënë kryeqytetin, si shans të vetëm për t’i shpëtuar sulmeve nisën eksodin me çanta në duar dhe me dëshirën e madhe për të jetuar.
Ishin ata, po të njëjtët njerëz që para pak ditësh i shihje të lumtur teksa bënin shopping në dyqanet e Kievit, uleshin në bulevardet kryesore apo darkonin në restorante elegante. Sot, janë fshehur në bunkiere, parkime, apo stacione metrosh për t’i shpëtuar bombardimeve.
Në vend që të dilnin jashtë me miqtë, të shijonin diellin dhe natyrën, sot ata po flenë në dysheme, ndoshta të pangrënë, por të fuqishëm mjaftueshëm për të qetësuar fëmijët e për t’i shpjeguar atyre pse nuk mund të shkojnë në kopshte a shkolla.
Pavarësisht shokut dhe vuajtjeve të paimagjinueshme, qytetarët ukrainas po tregojnë vendosmëri dhe trimëri për t’u marrë shembull.
Në një hotel ku po qëndrojnë gazetarë të vendeve perëndimore në qendër të kryeqytetit, stafi është në krye të detyrës. Ndonëse mund të ishin pranë familjarëve në një kohë kaq delikate, ata po përpiqen të alternojnë ushqimet, ujin dhe batanijet për të strehuarit, në mënyrë që të gjithë të mbijetojnë.
Kurse rrugët e Kievit, dikur të bllokuara nga trafiku i lodhshëm, tani janë bosh. Sinjalet elektronike që javën e kaluar shfaqnin përditësimet e trafikut sot kanë shfaqin vetëm një mesazh: “Lavdi Ukrainës”!/anabelmedia/
Lexo edhe:
ObserverKult