Lufta nuk ka asnjë të mirë, përveç fundit të saj!

lufta ukraine rusine

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për luftën:

Nuk ekziston një mënyrë e ndershme për të vrarë, as një mënyrë e sjellshme për të shkatërruar. Lufta nuk ka asnjë të mirë, përveç fundit të saj. /Abraham Lincoln

Falënderoj Zotin që më ka bërë të shoh luftën, përndryshe do ta kisha dashuruar./Robert E. Lee

Në luftë, ideja e vdekjes nuk i braktis kurrë mendimet e tua./Nicolai Lilin

Nuk ekziston lufta e pashmangshme. Nëse ndodh, ndodh për faj të njerëzve./Andrew Bonar Law

Kush di të fitoj nuk ka nevojë të bëjë luftë./Joseph Wood Krutch

Mos më flisni për mizoritë e luftës: e gjithë lufta është një mizori./Herbert Kitchener

Paqe nuk do të thotë të ndalosh luftën, por të ndalosh edhe shtypjen dhe padrejtësinë./Tawakkol Karman

Lufta është një dëm si për atë që e shkakton si për atë që e pëson./Thomas Jefferson

Paqja nuk është vetëm mungesa e luftës, ajo është edhe çështje mendore. Paqe jetëgjatë mund të kenë vetëm njerëzit paqësor./Jawaharlal Nehru

Askush s’e harron kurrë se ku e ka groposur sëpatën e luftës./Kin Hubbard

Në Afganistan ka shumë fëmijë, por nuk ka fëmijëri./Khaled Hosseini

Një prijës i zgjuar s’e ndjek kurrë luftën, por është i gatshëm ta përballoj./Anthony Hopkins

Për sa kohë që çdokush pretendon të drejtën për të bërë ç’të dojë, të gjithë njerëzit janë në gjendje lufte./Thomas Hobbes

Derisa të ketë therrtore do të ketë edhe fushëbetejë./Hermann Hesse

Broshurat nuk kanë fituar kurrë një luftë./Václav Havel

ObserverKult

Lexo edhe:

HOPKINS: JETA ËSHTË NJË RRUGË ME FUND TË DITUR, NUK MUND TË SHPËTOSH…