ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për guximin:
Si për të dështuar, si për të pasur sukses, duhet i njëjti guxim./Anne Morrow Lindbergh
Ka çaste gjatë jetës kur është e domosdoshme të marrësh një vendim. Atëherë pritja s’është të presësh çastin e volitshëm, por të mos kesh guxim./Lorenzo Licalzi
Duke qenë se guximi të vë jetën në rrezik, frika është mbrojtja e saj./Leonardo da Vinçi
Të kesh guxim do të thotë të dish se do të mposhtesh, por të fillosh gjithsesi, e të mbërrish deri në fund çfarëdo që të ndodhë./Harper Lee
Ki guxim të jesh vetvetja./Queen Latifah
Të duash fort dikë të jep guxim. Të të dojë fort dikush të jep forcë./Laozi
Ata që kanë guxim të dështojnë bujshëm mund të arrijnë të trimfojnë madhërishëm./John F. Kennedy
Nuk do të mësonim kurrë se si të ishim të guximshëm e të durueshëm, po të kishte vetëm gëzim në botë./Helen Keller
Vetëm ata që kanë guxim të përballen me dështimet e mëdha mund të arrijnë suksese të mëdha./Bob Kennedy
Nga armiku i vërtetë kalon tek ti një guxim i pafundmëm./Franz Kafka
Gjithkush ka talent. Gjëja e rrallë është guximi për ta ndjekur atë talent në vendin e errët ku të shpie./Erica Jong
Ki guxim të thuash të vërtetën: nuk ia vlen të gënjesh. Një gabim që ka nevojë për një gënjeshtër, menjëherë ka nevojë edhe për një tjetër./George Hurbert
Guximi është më i rëndësishmi nga të gjitha virtytet, sepse pa guxim, nuk mund të praktikosh asnjë virtyt tjetër vazhdimisht./Maya Angelou
ObserverKult
Lexo edhe:
NËSE E DASHURON JETËN, JETA TA KTHEN DASHURINË…APO JO?