Hajne: Mos më pyet se çfarë kam, por se çfarë jam…

ObserverKult ua sjell disa thënie mbi pasurinë nga autorë të ndryshëm:

Kush zotëron më shumë, më shumë i trembet humbjes./Leonardo da Vinçi

Të kesh pak është të zotërosh. Të kesh shumë është të zotërohesh./Laozi

Nëse xhepi zbrazet, zemra mbushet./Viktor Hygo

Parajsa e të pasurve është e bërë nga ferri i të varfërve./Viktor Hygo

Çdo sukses, çdo pasuri, vjen nga një ide./Napoleon Hill

Dallimi në mes të njerëzve të zakonshëm dhe pasanikëve është minimal: vetëm paratë./Ernest Heminguej

Preferoj më mirë të di të vlerësoj gjëra që nuk kam, sesa të kem gjëra që nuk di t’i vlerësoj./Ernest Heminguej

Mos më pyet se çfarë kam, por se çfarë jam./Hajnrih Hajne

Pasuria nuk i përket atij që e ka, por atij që di ta gëzojë./Benjamin Franklin

Sa më shumë pasuri të mblidhen aq më shumë rritet dhe fryhet smira e njeriut./Maksim Gorki

Të jesh do të thotë të kesh./Giuseppe Giusti

Vlera e një njeriu matet nga gjërat që krijon, jo nga gjërat që grumbullon./Khalil Gibran

Kontrolloje ti pasurinë tënde, përndryshe ajo do të kontrollojë ty./Thomas Fuller

Kush është i pasur nuk ka nevojë të kursejë, e kush di të kursejë nuk ka nevojë të jetë i pasur./Benjamin Franklin

ObserverKult

Hajnrih Hajne

————————————

Lexo edhe: THËNIE NGA DICAPRIO: VETËM TI MUND T’I NDRYSHOSH SITUATAT E TUA, MOS FAJËSO ASNJË PËR TO

ObserverKult ua sjell disa thënie nga aktori i njohur, Leonardo DiCaprio:

“Ti dhe vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua. Mos fajëso asgjë dhe asnjë për to”.

“Njerëzit do të të paragjykojnë, sepse ndihen të pakënaqur me jetën e tyre”.

“Ji falënderues nga periudhave të vështira, sepse ato të kanë bërë ky/kjo që je sot”.

“Nëse ti bën atë që mund ta bësh më mirë dhe të jesh i lumtur. Atëherë do të gjendesh shumë më përpara në jetë, se shumë njerëz të tjerë”.

“Gjëja e vetme që ekziston midis teje dhe synimeve të tua është ajo historia idiote që vazhdon t’i thuash vetes tënde, se nuk mund t’i arrish synimet e tua”.

“Unë nuk jam ai lloj personi që do të duket sa më në modë, apo të bjerë në sy. Jam thjesht një individ që i pëlqen të jetojë jetën e vet”.

“Çdokush ka kaluar nëpër diçka që e ka ndryshuar në një mënyrë të tillë që nuk i ka lejuar të ktheheshin në personin që ishin dikur”.

“Mos harro asnjëherë se pse e ke nisur një rrugëtim, si…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult