Meny-ja e nënës sime kishte dy zgjedhje: merre ose lëre!

ushqimi
Simple table setting on wooden background

ObserverKult ju sjell disa thënie për ushqimin nga autorë të ndryshëm.

Që të kesh shëndet të mirë mos ha kurrë pa dëshirë. /Leonardo da Vinçi

Nuk shtojmë peshë nga Krishtlindja në Vit të Ri, por nga Viti i Ri në Krishtlindje. /Alberto Lodispoto

Të mos ushqehesh me mish është një vendim, kurse të ushqehesh është një instikt. /Denis Leray

Konsumimi i produketeve të natyrës është ndoshta lidhja më e drejtpërdrejtë që mund të kemi me Tokën. /Frances Moore Lappé

E kam provuar edhe vetë se ç’do të thotë të jesh i uritur, por përherë kam shkuar drejt e në restorant. /Ring Lardner

Për të pasur një paraqitje elegante, ndaje ushqimin tënd me të uriturit. /Audrey Hepburn

Tërbimi ushqehet me çdo lloj ushqimi. /William Hazlitt

Meny-ja e nënës sime kishte dy zgjedhje: merr ose lër. /Buddy Hackett

E gjithë lumturia varet nga një vakt i qetë mëngjesi. /John Gunther

Ushqimi është mënyra më primitive e ngushëllimit që njoh. /Sheilah Graham

Ne me të vërtetë jemi shumë më tepër se ushqimet që hamë, por ushqimet që hamë mund të na ndihmojnë të bëhemi shumë më tepër sesa ne jemi. /Adelle Davis

E gjithë historia njerëzore dëshmon se, që kur Eva hëngri mollën, lumturia e njeriut varet shumë nga vaktet./ Lord Bayron

ObserverKult

Lexo edhe:

TË DUASH FORT DIKË TË JEP GUXIM, TË TË DOJË FORT DIKUSH TË JEP…