Kjo performancë-protestë organizohet nga koreografë dhe kërcimtarë profesionistë, që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës.
Performanca mbahet më 29 prill, në ora 10:00 para Ministrisë së Kulturës, pra pikërisht në Ditën Botërore të Vallëzimit.
Qëllimi i vetëm i protestës përmes performancës është vetëdijësimi i Ministrisë së Kulturës, kundrejt vlerësimit të shkollimit të koreografëve në këtë drejtim.
Në vijim ObserverKult sjellë postimin e koreografit, njëherit edhe organizatorit të kësaj protestë-performance:
“Kjo performancë-protestë organizohet nga koreografë e kercimtarë profesionistë që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës, me qëllimin e vetëm që zēri i tyre të dëgjohet qartë dhe të mos injorohet si deri më tash nga institucioni i MKRS-së. Me këtë rast ne kërkojmë vlerësimin e shkollimit tonë në Koreografi, angazhimin dhe konsulencën me ekspertizën e kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë!
Fyerjet publike, të cilat tentojnë të zh’bëjnë shkollimin tonë, janë të papranueshme. Është ky edukim universitar që bën të mundur kontributin tonë në shkollimin e brezave të ardhshëm në Kosovë.
Baleti, Kërcimi dhe Koreografia egzistojnë në Kosovë qe pas lufte. Detyrë e Ministrisë dhe e ministrit është mbështetja dhe përkrahja e jo të fyhet e degradohet për ditë pa marrë përgjegjësi askush!”
ObserverKult
Lexo edhe: