Kur shkonin me gëzim në punë, (Fitnete Rexha/Ndiqeni videon dhe këngën)

Një prej këngëve të soc-realizmit “Me gëzim po shkoj në punë” , interpretuar nga Fitnete Rexha, vjen sa për të përcjellë tonin dhe atmosferën e atyre kohëve.

Me gëzim po shkoj në punë
Po punoj-e pa përtim.
Faqebardhë e lumja unë
Sa me gaz e me dëshirë.

Korr grurin pa dëshprim
Tuj kalu’ normën përdit’.
Na u dhashtë e punë e mbarë!
Jemi shembull për të rinjt’.

Po punoj për vendin tim
Do të ec përdit’ më shumë.
Natë e ditë-e pa përtim
Faqebardhë e lumja unë.

ObserverKult


Lexo edhe:

FITNETE REXHA: ÇOVA LARG O MENDT’ E MIA (TEKSTI DHE KËNGA)

Lexo edhe:

LETËR DASHURIE: E DASHUR, KAM QARË ME GËZIM…

gëzim vetëm në endrra pooezi observerkult

Robert Schumann i shkroi më 1838 letër dashurie bashkëshortes së tij, Clara SchummanNë vazhdim mund ta lexoni letrën.

“E dashur, kam qarë nga gëzimi duke e ditur se e je e imja. Shpeshherë e pyes veten nëse të meritoj.
Dikush mund të mendojë se në zemër e në mendje asnjë burrë nuk mund të grumbullojë aq shumë gjëra në një ditë…
Por sa i lumtur ndihesha dje e pardje!
Nga letrat e tua buronte një shpirt fisnik, një besim e një mal me dashuri.
Çfarë nuk do të bëja për dashurinë tënde!” 

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇAPAJEV GJOKUTAJ: DASHURIA KA NEVOJË EDHE PËR FSHEHTËSI…

Mos u bëj Don Kishot, dashuria që këndon Lasgushi ishte e vjetëruar edhe në vitet e rinisë sonë, le më sot. Vargjet që citon ti: ‘një dashuri plot fshehtësi/ m’e fshehur se fshehtësia’, Lasgushi i ka shkruar si vazhdim të vargjeve: ‘se s’dashuronim as un’ as ti,/ po dashuronte dashuria’. Medemek një dashuri që dominon gjithçka, që s’pranon arsyetim e logjikë, një dashuri aq e fortë dhe e pashpjegueshme, sa që kalon në kufijtë e iracionales. Kështu më shkruan një mik i hershëm dhe vazhdon…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU