NË PËRVJETORIN E ISMET BOGUJEVCIT- MENDIMI IM PËR BALIN
Nga: Naser Shatrolli
Sot e kujtojmë mikun tonë, i ndjerë për ne dhe për familjen e tij – Bohemin e Prishtinës, syzheun kombëtar të muzikës popullore – Ismet Bogujevcin – Balin.
Në datëlindjen time me: 21 prill 2021, ka kënduar për herën e fundit. Në kafe ”te Genci”, një gjakovar i zhurmshëm, por i respektuar për Balin.
Për ata që e dinë – Bali ishte i Kosovës, i Shqipërisë, i Evropës dhe Amerikës.
Kudo që ka frymuar jeta e natës dhe kudo që është kënduar shqip, aty ka frymuar jehu i Ismet Bogujevcit – shok i mirë për shokë të mirë!
Për ata që marrin vesh – Tryeza e Ismet Bogujevcit, ishte model filozofik për këngë e miqësi!
Për ata që marrin veshë pak më shumë – Adresa e Bogujevcit, ishte çelës për këndimin dhe derë për origjinë e këngës popullore.
Miku ynë i dashur – shoktë të mbajnë për fjale vazhdimisht, që ta dish këtë, të bënë mirë besoj.
Portofolio yt – ngelet tabelë rrugore në perspektivën artistike – muzikore, për secilin nga ne që ishim me ty, sikundër që, domeni shoku për shokun. Në ditë të mërzisë e gëzimit – mbetet gur mexhe për qafën e secilit nga ne.
Tryeza e miqësisë tënde, ende matet me peshën e gurit tënd njerëzor dhe artistik.
Miqtë i ke krijuar vet, ndërsa, atyre ju mbetet që të kujtojnë ty, në çdo rrethanë, me një fjalë të vetme që ata e dinë për ty!
Kënga yte do të dëgjohet edhe më tej nëpër penxhere e qytete të kalldërmuara si jeh poetik.
Megjithëse muzika e sodit, është bërë bozë – ndërsa, ne që nuk pajtojmë për ta pirë këtë bozë, na duhet gjetur një ndërmjetësues që këndon këngët e tua përafërsisht me mënyrën tënde.
Fëmijëve të mi Bal – kur hidhrohen me mua, me notat e këngës tënde ua ndjellim gjumin!
Bal i dashur,
Nuk kam për të të harruar derisa të jetoj kënga yte!
Kaq është mundësia ime vllaçko!
Naser Shatrolli/Llapjani yt!
Lexo edhe:
SHATROLLI: EDHE I BURGOSUR PO TË ISHA DO TË SHKRUAJA NËPËR MURE DIALOG DRAMATIK…
ObserverKult