Pasqyrat reflektojnë dritën, e cila u lejon atyre të pasqyrojnë botën përreth tyre.
Në konceptet shpirtërore, drita është një simbol i fuqishëm i mençurisë dhe vetëdijes. Si pasojë, pasqyrat janë simbole dhe bartëse të së vërtetës dhe reflektojnë atë që është e vërteta jonë.
Letërsia e ka këtë dhunti të bukur që pasqyrat i paraqiti edhe si simbole dhe më pas bukuria mistike dhe shpirtërore e reflektimit të tyre, erdhi në shumë vepra nga Gëte, Rilke, e Plath.
ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për pasqyrat:
Zemra e pastër është një pasqyrë pa njolla në të cilën pasqyrohen imazhe të bukurisë së pafundme. – Rumi
Ka dy mënyra për të përhapur dritën: të jesh qiri ose pasqyra që e shëmbëllen atë. – Ernest Holmes
Askush nuk ka nevojë t’i tregojë askujt se çfarë meriton, përveq se personit që sheh në pasqyrë. Ky është i vetmi person të cilit duhet t’i përgjigjeni. – Thomas Dreier
Ndërgjegjen e paqetë nuk e trazon asgjë më shumë se një pasqyrë. – Luigi Pirandello
Sjellja është një pasqyrë ku secili shfaq imazhin e vet. – Gëte
Nëse nuk kemi një pasqyrë nuk do të thotë se nuk kemi fytyrë. – Osho
Shoqja ime më e mirë është pasqyra, pasi kur unë qaj, ajo nuk qesh. – Jim Morrison
Je ti që më pasqyron, sepse unë e shoh veten kaq pak. Pa ty shoh vetëm një shkretëtirë. – Paul Éluard
Njerëzit mendojnë se shpirti binjak është si një veshje që ngjeshet fiks përshtat, por në të vërtetë ëshë një pasqyrë që shfaq kufizimet tona. – Elizabeth Gilbert
Çdo shpirt është një pasqyrë e gjallë e universit. – Gottfriend Leibniz
Burrit, pasqyra i shërben vetëm për sqimën e tij, gruas i nevojiten për t’u siguruar rreth personalitetit të saj. – Karl Kraus
Është maturi kur të gjitha pasqyrat tua i kthen në dritare. – Henry David Thoreau
ObserverKult
Lexo edhe:
GËNJESHTRA ZAKONISHT SHKATËRRON MIQËSINË, KURSE E VËRTETA DASHURINË…