ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Eleganca është joshje, tërheqje, mister. Jo paraqitje. – Roberto Capucci
Stili është elegancë, jo ekstravagancë. – Giorgio Armani
Eleganca nuk është një cilësi e jashtme, por një mënyrë e përdorur nga shpirti për t’iu shfaqur botës. – Poulo Coelho
I pasur bëhesh, elegant lind. – Balzaku
Eleganca e vërtetë është ajo që përshtatet, por jo që nuk thyhet përballë modave. – Bianca Balti
Tregohu i thjeshtë e ji i rafinuar! – Laozi
I dua citimet sepse është kënaqësi të gjesh mendimet e tua, të shprehura me elegancë dhe autoritet nga dikush që konsiderohet më i madh se ti. – Marlene Dietrich
Njeriu elegant është ai, veshja e të cilit nuk bie kurrë në sy. – William Somerset Maugham
Ndjeshmëria është rroba më elegante dhe më e çmuar që intelegjenca mund të veshë. – Osho
Eleganca është ajo cilësi e sjelljes që transformon tërësinë e cilësisë së qenies në dukshmëri. – Jean Paul Sartre
Nëse kërkoni të shpjegoni botën, lijani elegancën rrobaqepësit. – Albert Einstein
Të dish të harmonizosh gjërat jo të bukura, ky është maksimumi i elegancës. – Jean Genet
Nëse nuk je elegant, të paktën ji ekstravagant. – Franco Moschino
Eleganca është e vetmja bukuri që nuk zbehet kurrë. – Audrey Hepburn.
Eleganca nuk përcaktohet vetëm nga ajo që vishni. Është mënyra se si kujdeseni për veten, si flisni, çfarë lexoni. – Carolina Herrera
ObserverKult
———————
Lexo edhe:
PASQYRAT REFLEKTOJNË BRENDËSINË TONË…
Pasqyrat reflektojnë dritën, e cila u lejon atyre të pasqyrojnë botën përreth tyre.
Në konceptet shpirtërore, drita është një simbol i fuqishëm i mençurisë dhe vetëdijes. Si pasojë, pasqyrat janë simbole dhe bartëse të së vërtetës dhe reflektojnë atë që është e vërteta jonë…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU