Skualifikimi i Shqipërisë nga finalja e Eurovision shkaktoi reagime të shumta. E revoltuar ka reaguar edhe moderatorja Fatma Haxhialiu.
Personazhe të njohura kanë përkrahur dhe gjykuar performancën e këngëtares Ronela Hajati dhe jo vetëm.
Ajo thotë se “nuk ngeli profesor e doktor pa folur për cicat, kofshët e b*thën e Ronelës”, por nuk ngrenë zërin për problematika shqetësuese, siç është shëndetësia, analfabetizmi etj.
Postimi i plotë i Fatma Haxhialiut:
“Jallah bela, nuk ngeli profesor e doktor pa fol për cicat, kofshët e b*thën e Ronelës. Një barrë me shkollë e shkoni merreni me analiza peshë trupi e cicat e grave… e pra ky është problemi i vërtetë në thelb në këtë vend”
“Në vend të analizave profesionale në punët tuaja, në vend që të ulërimi për një shëndetësi më të mirë, se po humbim jetën si minj dyerve të spitaleve, në vend që të ulërini për shifrat e analfabetizmit në vend, në vend që të flisni për drejtësinë mjerane, në vendin e kapur nga të fortët, shkoni e merreni me performanca eurovizioni, akoma nuk jeni nginjur me gjinj të zhveshur grash, nuk keni faj, ne thelb kaq banal jeni”.
“Kjo performancë evokoi dhe shpërfaqi edhe një herë frustrimin sek.sual te një populli që akoma ka turp të shikojë veten lakuriq në pasqyrë”.
“Të tjerat (që as nuk më shqetësojne), janë llafe kafesh me vra kohën, mqs e kemi me tepri si popull”, përfundon ajo shkrimin dhe reagimin e saj mjaft pikant. Bravo, e ka shkruar bukur!
ObserverKult
Lexo edhe:
TË GJITHË, KUNDËR RONELËS… PO KUSH E KA “FAJIN”?
Ronela Hajati me këngën “Sekret” ishte përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision 2022”.
Shqipëria, nuk u klasifikua në finale, por performanca ngjalli shumë reagime… Nuk kaloi, as pa vëmendjen e medieve të huaja.
Për artistë të njohur shqiptarë, autorë tekstesh e më gjerë, ishte një këngë e dobët dhe performancë vulgare.