Gjashtë vepra shqiptare në prozë dhe poezi do të përkthehen në gjuhë të huaja.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti dhe Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit dhe Librit, Alda Bardhyli morën pjesë në shpalljen e fituesve të Fondit të Përkthimeve të veprave nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj.
Margariti dhe Bardhyli shprehën rëndësinë e vazhdimësisë së këtij fondi për mbështetjen e letërsisë shqipe në gjuhën e huaja.
“Edhe këtë vit ndamë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj. Mes 14 aplikimesh nga botues të huaj, juria e përbërë nga Ben Andoni, Belfjore Qose dhe Irena Nasi përzgjodhi gjashtë vepra fituese në prozë dhe poezi”, shprehet Margariti në rrjetet sociale.
Fituesit e Fondit të Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj 2022 janë:
Liridon Mulaj me botimin e tij “Mos harro të më kujtosh”, përkthyer në turqisht nga Rozana Belli
Mira Meksi me librin e saj “Diktatori në kryq” përkthyer në italisht nga Giovanna Nanci.
Olimbi Velaj me vëllimin “Lumturia e të tjerëve”, përkthyer në italisht nga Valbona Jakova.
Rudolf Marku me librin “Rrethi i brendashkruar” përkthyer në greqisht nga Petro Çerkez.
Tom Kuka me romanin e tij “Flama”, përkthyer në gjuhën serbe nga Danica Avramović.
Ylljet Aliçka me librin “Valsi i lumturisë” përkthyer në gjuhën greke prej Andrea Zarballës./ATSH
Lexo edhe:
10 PERLA POETIKE TË AZEM SHKRELIT: SHKO SE FURISHËM PO FRYN NË MUA ERË MALLKIMI QË S’TË FAL…
ObserverKult