Degradim dhe rrezikshmëri, Teatri Kombëtar do t’i nënshtrohet renovimit të plotë

Ministria e Kulturës nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se Teatri Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet një renovimi të plotë.

Sipas kësaj komunikate ky renovim do bëhet pasi është vlerësuar se ka një degradim dhe rrezikshmëri për punonjësit dhe ata që e frekuentojnë teatrin.

“Si rrjedhojë, analiza e gjendjes e kryer nga ekspertë të MKRS dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” konkludon shkallë të lartë të degradimit të ndërtesës e hapësirave brenda saj, madje, me nivel të theksuar të rrezikshmërisë për punonjësit apo njerëzit që e frekuentojnë këtë institucion të rëndësishëm të artit e kulturës.”, thuhet në komunikatë.

E ky renovim do bëhet në bashkëpunimin me Fakultetin e Arkitekturës Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për ofrimin e ekspertizës profesionale për QRTK në Prishtinë në procesin e hartimit të projektit të konservimit/restaurimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës. 

ObserverKult


Lexo edhe:

SHEREMETI: TEATRI PO “SULMOHET” NGA “ARMIQTË”… PO NUK VDES KURRË!

Intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti.

-Tani që jeni në krye të Teatrit Kombëtar dhe ka përfunduar i gjithë procesi, a jeni i gatshëm të na shpalosni planet tuaja?

Së pari ju faleminderit shumë për interesimin tuaj të vazhdueshëm për punën dhe planet e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sa i përket planeve të mia si Drejtor i përgjithshëm i TKK, meqenëse janë shumë dhe të detajizuara në një plaformë të cilën e kam dorëzuar edhe me rastin e intervistimit tim për këtë pozitë nga Këshilli Drejtues tek TKK, një e përgjithshme dhe me e rëndësishmja (sipas meje) është se, TKK duhet të jetë e hapur ndaj vetes, por edhe ndaj botës, qoftë sa i përket mënyrës së formave të menaxhimit, prodhimit të shfaqjeve, komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, por edhe shfaqjes së produksioneve të saj në botë, e cila për fat të keq ka munguar shumë gjatë viteve të fudit.

Çfarë lloj mendësie dhe strategjie kërkohet për rolin e drejtorit të teatrit?

Gjithmonë sipas meje, sepse nuk ka ndonjë teori fikse, besoj shumë në atë që e ka thënë Henry Mintzberg se “Menaxhimi është mbi të gjitha një praktikë ku bashkohen arti, shkenca dhe pajisjet” dhe, kjo është edhe moto dhe strategji e imja e përgjithshme për vitet e ardhshme…

INTERVISTËN E PLOTË E GJENI KËTU