Timo Flloko: Koha ikën shpejt, sa shpejt e s’kthehet më…

ylli im timo flloko poezi

O ylli im, poezi nga Timo Flloko

Koha ikën shpejt, sa shpejt e s’kthehet më,
Por ëndrrat tona mbeten pas, përgjithmonë.
Si një yll lart në qiell, unë ty të pres,
Kur nata gjithësinë mbulon!

Në errësirën pambarim,
Ku të të gjej, o ylli im,
Përtej kufijsh në largësi,
Ku syri s’mbërrin?!

Sa herë, unë, dritën humb në net,
Kërkoj në terr, por dot s’të gjej…
Të lus: mos humb, një rreze ço,
O ylli im!

Qielli erret krejt nga retë, kur s’të shoh…
Ankthi shpirtin thellë ma pushton!
Është një yll, që ndriçon vetëm për ty,
Kur nata gjithësinë mbulon….

Përtej kësaj jete do të mbërrijë,
Ky malli im, që s’njeh kufij…
Me vite dritë, lë pas një yll,
Dhe po u fik!

Koha, vitet që jetojmë,
Janë veç një çast, për dashurinë.
Të lus: mos humb, një rreze ço,
O ylli im.

ObserverKult

——————

Lexë më shumë nga ky autor:

Timo Flloko: Zotit iu luta kur mbeta pa ty…
Timo Flloko: Çudi, si mund të të kem dashur

Lexo edhe:

Timo Flloko: I kërkojmë falje publikut për ‘krimet’ tona në filmat gjatë periudhës së komunizmit

Në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për krimet e komunizmit. Nuk janë ndëshkuar përgjegjësit, sikurse besohet. Fryma e asaj kohe vazhdon të jetë ende sot pas 30 vitesh.

Paradoksalisht është hedhur kohë më parë ideja që të censurohen filmat e viteve para ‘90, që publiku sot të mos e ndjekë krijimtarinë e tyre e frymëzuar në “komunizëm”.

Tekstin e plotë e gjeni KETU