Poezi nga Wolfgang Hilbig
Sa i rrallë malli për një tingull
për atë mbrëmje të shumëpritur
kur rikthehen fjalët –
verë verë thërras unë verë
ti që ngrohtësinë e qershive të egra
shtrin në bar aromën e një shiu të mëvonshëm
fsheh në rërë trëndafilash
territ të papërshkrueshëm të ajrit
një shkëmb që flladit
muzikë për qershorin
një shkëmb për këtë mbrëmje të dehur nga heshtja
për verën për etjen e frutave
për këtë jetë shkëmb
një këngë të fortë adhurimi-
hej mendoje atë që s’e shpreh dot
mendoje mallin tim për atë muzikë të rrallë
për atë himn
që s’mundem më ta këndoj-
Nga gjermanishtja: Anna Kove
*Titulli i origjinalit: “Malli për një organo”
*Shkëputur nga libri “Gjethet dhe Hijet”, që vjen së shpejti për lexuesin shqiptar nga “Botimet Poeteka”
ObserverKult
Lexo edhe:
ANA KOVE: JAM FRYMA E PERSONAZHEVE QË KAM NGJIZUR
Ana Kove kush je dhe kush nuk je ti?
Jam nëna e dy fëmijëve artistë. Emri i të cilëve do të tejkalojë pa dyshim timin dikur. Jam vajza e një babai poradecari, thellësisht lirik në shpirt dhe e një nëne nga jugu, thellësisht epike. Jam fryma në shqip e personazheve që kam ngjizur nga vetja apo edhe nga përkthimet e mia.
Nuk jam Anrila… (Emri zyrtar i gjendjes civile, regjistruar si detyrim përkunder emrit tim të pagëzimit, të cilin në atë kohë nuk pranuan të ma regjistronin, por që është tesha ime mbështjellëse më identifikuese)
Ç’ka fëmijërore në ty?
Pllaquritjet në ujë. Çfarëdoqofshin: dete, liqene, lumenj. Aty është fëmija me shpirtin si uji, pa peshë mendimesh turbulluese, pa ndytësinë e tokës ku i shkel këmba. Pa trazimet e njeriut të rritur. Një qenie që nuk arrij ta shpjegoj dot. Por krejtësisht fëmijë.
Cilët fjalë, nga cilët njerëz i qetësojnë demonët e tu?
Janë fjalë nga libri i librave. Lutjet që bëj me shpirt e për shpirt…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU