Poezi nga Fatos Arapi: Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di se unë ty të pres,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vetmisë.

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe unë po të mundja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitja
si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt

e ti të vish…

ObserverKult

LEXO EDHE:

Poezi nga Fatos Arapi: Duke shkelur nëpër guaca të detit