Denoncimi: “Vetëm për dy thasë çimento, s’i del hesapi Kumbaros”

kumbaros

Ironizim ndaj Kumbaros

Ura e gurtë e Postenanit në Leskovik rrezikon të shembet. Ky alarm është ngritur nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Forumi nuk i kursenë ironitë për ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, duke theksuar se gjithçka ndodh vetëm për dy thasë me çimento.

DENONCIMI
Ura e gurte e Postenanit ne Leskovik rrezikon te shembet !!!
E gjithe hierarkia e institucioneve te trashegimise eshte njoftuar nga autoritetet vendore, por ende nuk ka asnje reagim. Nga dita ne dite rrezikon qe dhe kjo ure te kete fatin e ures se Zagorise, te rrezuar per dy thase cimento qe nuk i dilte hesapi ministres Kumbaro…

ObserverKult

Lexo edhe:

PASI E PUSHOI NGA PUNA, MARIANA KONDI I DREJTOHET MIRELA KUMBAROS: “FUTENI PAK ATË MIKUN, POR JO DERI NË…”

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi është shprehur se në artin shqiptar ka shumë brryla. Gjatë një interviste televizive, Kondi zbuloi se është hequr padrejtësisht nga puna në Teatrin Kombëtar. Ndodhi kur ministria e atëhershme e Kulturës drejtohej nga Mirela Kumbaro.

Aktorja e njohur theksoi se akoma, sot e kësaj dite, nuk e di arsyen përse u hoq nga puna. Kondi iu drejtua ish-ministres Mirela Kumbaro:

 “Do vij një ditë, jo vetëm për ministren e asaj kohe. Por për të gjithë ata njerëz që kanë bërë dëme të mëdha në këtë vend. Karma, karma is…… beautiful”.

Mariana Kondi tha se në art duhet të vijë meritokracia dhe se “ata që fusin miq, duhet të mos shkojnë aq larg sa për ta hequr nga puna dhe t’i marrin rolet”.

“Ka shumë, shumë brryla edhe në art, kudo janë, por tek ne, por këtu janë më të fortë. Jashtë është më pak, kanë problemet e tyre por më pak.

Unë nuk ndodhem më në Teatrin Kombëtar, largimi im nga puna është çudi edhe sot. Kush do ma zgjidhë këtë gjë mua. Më ka marrë malli jashtë mase të ngjitem në teatër.

Tekstin e plotë e gjeni KETU