Hapet panairi i librit “Ferizaj 2021” (Video)

Sot është hapur edicioni i tretë i panairit të librit “Ferizaj 2021”.

Panairi do të zgjasë deri më 7 gusht në sheshin e qytetit të Ferizajt.

Për publikun, panairi do të jetë i hapur nga ora 9:00 deri në 22:00. Gjatë kësaj kohe do të organizohen promovime librash, orë letrare, si dhe do të jenë të pranishëm autorë të librave./21Media