Ndriçim Xhepa rrëfen momentet e fundit të Xhevdet Ferrit

Xhevdet Ferri
Xhevdet Ferri

Aktori Ndriçim Xhepa, ka rrëfyer, kohë më parë, mes dhimbjes momentet e fundit të Xhevdet Ferrit.

Në një lidhje për TV “News 24”, ai pati thënë “se shkoi për ta parë në spital mikun e tij, ku po qëndronte prej një jave pasi u diagnostikua me kancer”.

“Mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë… Duke përjashtuar familjarët. Unë sa e mora lajmin që ishte shtruar në spital, kam shkuar aty. Bënë një lloj tolerance ata mjekët. Ndoshta bëra mirë, që shkova për ta parë.

Nuk e di sepse ishte në gjendje shumë të rëndë. Ishte me frymëmarrje me aparat.

Kam komunikuar pastaj me të shoqen, nëse mund të bëhej ndonjë përpjekje. Por fundi ishte shumë i shpejtë, në 24 orë. Shumë e dhimbshme sepse ishim shumë miq bashkë.

Ne përkojmë edhe si kohë, si moshë kemi filluar në të njëjtën moshë bashkë. Kontributi më i madh i Xhodës ishte në një mori filmash që ka në kinematografi. Ishim bashkë te “Dasma e Sakos” te “Delegacioni|. Ishte vërtet një djalë i zgjuar, me shumë bagazh, një aktor me shumë shije”, tha Xhepa./cna.al

ObserverKult


Lexo edhe:

(VIDEO) HOMAZH PËR ADEM GASHIN/ FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS