“Butrinti nuk është pjesë e Shqipërisë”! Rama e quajti “mik” profesorin që deklaroi kështu

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore publikon një video-mesazh të profesor Richard Hodges:“Shqipëria është një vend i krijuar artificialisht në 1913 dhe Butrinti nuk ka qenë pjesë e saj”.

Ai tregon me hartë Butrintin dhe mes të tjerash thotë se “Shqipëria është një vend i krijuar artificialisht në 1913 dhe Butrinti nuk ka qenë pjesë e saj”.

Teksa e cilëson prof. Hodges si “bukëshkalë”, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore iu drejtohet me një mesazh të fortë deputetëve që votuan ligjin në Kuvend. Mesazhi përfshinë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili e quajti Hodges një mik të tij.

Mesazhi i plotë:

“Shqipëria, një vend i krijuar artificialisht në 1913, Butrinti nuk ka qenë pjesë e saj…”

Zotërinj deputetë, ju që votuat ligjin për dhënien e Butrintit një fondacioni të huaj. Ju që nuk e lexuat asnjëherë ligjin Kumbaro, që do të sjellë një rrezikshmëri të lartë për trashëgiminë kulturore shqiptare. Që votuat emrat që ju vuri përpara ministrja Margariti, ku emri i Richard Hodges ishte lideri shkencor që do të shkruante historinë e Butrintit. Ju që dëgjuat me veshët tuaj kur kryeministri ju tha në parlament, se Richard Hodges ishte miku i tij. Tani dëgjojeni me veshët tuaj edhe prof. Hodges se çfarë thotë për Shqipërinë dhe Butrintin.

Filmimi i mëposhtëm nga një leksion i bukëshkalit Hodges vite më parë për studentët e universitetit amerikan të Romës.

https://youtu.be/kjDS_llra2U

Fjala në Kuvend e Ramës, ku mburret për mikun Hodges mund te ndiqet KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

ARKEOLOGU I NJOHUR: ZBULIMET NË BUTRINT, MUNDËSI PËR RISHKRIMIN E HISTORISË SË MESDHEUT