Edhe sa viktima duhet të numërojmë para se të dalë ligji mbi ndalimin e skafeve në breg të detit


Nga: Elona Caslli

Sot në Himarë ka gjetur vdekjen një vajzë 5 vjeç. Një vajzë që ka qenë duke u larë në afërsi të bregut. Ka gjetur vdekjen sepse një cub me skaf po bënte numra me skafin e tij në afërsi të bregut dhe gjatë performancës prej prej cubi ka marrë përpara vajzën 5 vjeç dhe e ka grirë si makinë mishi.

Një nga të njohurit e mi që ka qenë dëshmitar i skenës më pohoi se kish qenë në gjendje të fikti kur kish parë prindërit e vajzës të tërhiqnin trupin e bërë cope nga deti.

Numrat me skaf që hamendësohen të bëhen shumë në thellësi të detit, cubi i Himarës i ka bërë në vendin ku noton një fëmijë 5 vjeç.

Edhe sa viktima duhet të numërohen që të dalë ligji për ndalimin e skafeve në breg të detit?!

Kaq e vështirë është të përpilohet një ligj i tillë?! Kaq e vështirë është t’u diktosh me ligj këtyre cubave të papërgjegjshmëm që performancat me skaf t’i bëjnë në thellësi të skajshme, atje ku nuk noton kush?!

Post Scriptum- Edhe sa humbje jetësh duhet të kemi për të arritur te ligji?!



Lexo edhe:

Elona Caslli

ELONA CASLLI: NUK KISHA GJI PËR FOSHNJËN… DHIMBJA E MADHE MA NDËRPREU…

Shiu që ushqeu foshnjën nga Elona Caslli

Isha 30 vjeçe. Në të gdhirë erdhën dhe na morën. Na çuan në Tepelenë. Foshnja ime 6 muajsh. Nuk kisha gji. Dhimbja e madhe ma ndërpreu. Kur mbërritëm në Tepelenë, kisha me vete veç pak sheqer futur në një kavanoz. Më duhej ujë që ta përzieja me sheqerin dhe t’ia jepja foshnjës.
I kërkoj rojës së kampit ujë dhe ia shpjegoj se më duhet për të ushqyer fëmijën tim. Përgjigja që më dha ishte- Nuk ka ujë për fëmijët e armiqve…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult