Ermal Meta: Babain s’do ta fal kurrë, na la vetëm në vitet e tmerrshme pas ’90!

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta, në një intervistë për mediat italiane ka folur për rrugëtimin e tij, vështirësitë dhe sukseset në karrierën e tij artistike.

Në një intervistë për “Oggi”, ai është ndalur edhe problemet e familjare duke u shprehur se lumturia për të ishte një rrugëtim i vështirë.

Ermal Meta tregoi edhe për marrëdhënien e vështirë me babain e tij. Po ashtu ai ka folur dhe për jetesën në Shqipëri, ku ai jetoi për 13 vite, kohë kur ishte në fuqi regjimi komunist dhe më pas për rënien e tij, transmeton ‘dritare.net’.

“Periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhu në, kr im, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha mësuar. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme”, tha ai.

Ermal Meta - Vendi i kurbave

Lexo edhe:

DJE BËRI TË DITUR SE KA DISA ËNJTJE NË FYTYRË E KOKË, VJEN EDHE NJË REAGIM NGA ERMAL META

“Po të lexosh disa portale, duket sikur jam duke vde kur. Mos u bëni merak, pak pushim dhe korizon do të më bëjnë mirë. Shihemi pas disa ditësh”.

Kështu shkruan Ermal Meta në Twitter, duke qetësuar fansat e tij dhe duke ironizuar njëkohësisht alarmimin e disa medieve, pasi anuloi disa koncerte në Itali për disa probleme në fytyrë dhe kokë.

Tani, këngëtari shqiptar ka zbuluar për çka bëhet fjalë dhe ka nisur kurat e duhura…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU