Ja si portretizohet shqiptari nga populli: Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë!

popullore shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

Nga vet populli shqiptari dhe karakteri i tij është portretizuar kështu:

1. Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
2. Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
3. Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
4. Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
5. Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
6. Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then. KOSOVË
7. Shqiptari kur jep fjalën, therr djalën. VLORË
8. Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
9. Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
10. Shqiptari s’ha pulë të ngordhur. JUG

shqiptari

11. Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
12. Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri. SKRAPAR
13. Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
14. Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep. KOSOVË
15. Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
16. Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË

Zgjodhi: ObserverKult

———————————

Lexo edhe:

AMANETI I POETIT UKRAINAS: KUR TË VDES, MË MBULONI TE NJË KODRINË…

Për herë të parë, poetin e madh ukrainas Taras Shevçenko, për lexuesin shqiptar e solli Mitrush Kuteli. Ai rrëfen si e pat prekur jehonën dhe praninë e poezisë dhe shpirtit liridashës të Shevçenkos në popullin e vendit të vet, në Ukrainë.

Asokohe Kuteli nuk e pati ditur se edhe fati jetësor i tij do t’i përngjante fatit të poetit të madh ukrainas, i cili qe dënuar për kohë të gjatë nga Cari: “Do të ndalohet të shkruajë dhe të pikturojë’… Dhe në kuadrin e Ukrainës të sotme, që po lufton me kurajo të pashoqe kundër një superfuqie, Kuteli na zbulon nëpërmjet një analize plot lirizëm, sesi vargjet e Shevçenkos rrëfejnë sa fort është e rrënjosur ndjenja e luftës për liri në shpirtin e popullit ukrainas.

Ju ftojmë ta lexoni njërën prej poezive më të njohura ukrainas të Shevçenkos “Amaneti”:

Poezinë e gjeni duke klikuar KËTU