Ahmet Selmani: Vjedhja e luleve të parajsës

Ahmet Selmani: Vjedhja e luleve të parajsës

(ose një tjetër komedi hyjnore)

Çdo ditë
vjedh lule parajse
dhe shkoj para dyerve të ferrit
për t’ua dhuruar
njerëzve të mirë
që vuajnë pa bërë asnjë mëkat
pastaj kthehem
për ta shkruar një tjetër
komedi hyjnore
të cilën kam frikë
se s’do ta lexojë
askush.

ObserverKult

Lexo edhe:

AHMET SELMANI: DORUNTINA NUK AHMET SELMANI: XHEVDET BAJRAJ, POETI I KOHËS DRAMATIKE

Duke u nisur nga titulli i librit poetik “Copa ime e qiellit” të autorit Xhevdet Bajraj, fare lehtë zbresim në rrafshin e një kryefigure me shtrirje përthekuese. Kjo a priori mëton të jetë ose të duket si një emërues i përbashkët në gjithë ecurinë e mëtejme.

Dhe, si e tillë, para së gjithash, sugjeron kuptimin e hapësirës ose të lirisë vetore. Në të vërtetë, duke qenë vetvetiu e gjithsecilit, atëherë është e kuptueshme se i përket edhe poetit për ta shfrytëzuar si një të drejtë ekzistenciale.

Prandaj, logjikisht kjo figurë merr një karakter programatik, sepse nëpërmjet saj autori e koncepton pak a shumë çështjen e lirisë njerëzore. Ai përpiqet që në suaza të saj ta zbulojnë thelbin e gjërave konkrete që i përkasin atij si qenie njerëzore dhe krijuese.

Po ashtu, aty gjendet edhe poezia si një muzë e strukur, të cilën ai arrin ta gjejë me anë të vëzhgimeve dhe përjetimeve të ndryshme. Kështu disi zotohet për ta shpalosur qëndrimin e vet ndaj asaj që ka ndodhur brenda kohës dhe hapësirës së caktuar.

Pa dyshim, kjo është një përvojë jetësore e cila rishfaqet herë si dashuri, herë si dhembje, herë si pikëllim, herë si dëshpërim etj. Brenda këtyre sferave fillon shqiptimi artistik i asaj që e ka tronditur qenien e tij. Dhe rrjedhimisht këtë botë të pazakontë e vendos në optikën e një gjykuesi të mprehtë, për ta kumtuar me anë të një ligjërimi të veçantë poetik.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU