Televizor? Çka është ky?

DJALI QË SHIKON PËR HERË TË PARË NJË TELEVIZOR, 1948
(Image: Ralph Morse – Time & Life Pictures/Getty Images)

Kjo fotografi e adhurueshme kap momentin kur një djalë shikon televizorin për herë të parë në vitin 1948.


Djali nuk duket të jetë më shumë se nëntë ose dhjetë vjeç. Ai është ndalur i habitur para vitrinës së një dyqani pajisjesh në fund të viteve 40. Në dritare sheh një televizor. Shprehja që merr fytyra e tij shkon prej habisë teks tronditja. Kjo ngase ai nuk ka parë kurrë televizor në jetën e tij.
Kutia magjike që shfaqte fotografi në lëvizje ia mori mendjen.

Ishte viti kur No. 9 i Beethovenit u luajt në televizion në tërësi për herë të parë. Viti kur BBC tentoi transmetimin e saj më të gjatë të qëndrueshëm ndonjëherë, ndërsa filmonte tre orë në çdo ditë të Olimpiadës.

U transmetuan atëherë edhe një derbi me role dhe shfaqje të shumta për fëmijë dhe TV po rritej me hapa të mëdhenj në të gjithë botën nga Rusia në Shtetet e Bashkuara dhe po bëhej gjithnjë e më i disponueshëm.

Megjithatë, televizori në vitrinë ishte ndoshta një pamje e rrallë për fëmijën.

(Image: Ralph Morse – Time & Life Pictures/Getty Images)

Përgatiti: N.M/ ObserverKult

Lexo edhe:

MICHELANGELO PIKTURONTE ME DORËN E DJATHTË NGA FRIKA SE…

Michelangelo përdorte kryesisht dorën e djathtë vetëm për mos qenë i paragjykuar nga të tjerët. Në realitet artisti i madh ishte mëngjërash.

Por ishte një dredhi megjithate.
Ishte stërvitur që në moshën e adoleshencës, për të pikturuar me dorën e djathtë, por në një rast ai tradhëtohej.


Kur vinte puna në përdorimin e çekiçit për të gdhendur skulpturat ai përdorte të majtën.

Këtë përfundim e nxori eksperti i artit, Davide Lazzeri.
Kjo pas studimit në detaje një autoportret të piktorit të famshëm, ku vërehet se sëmundja e artritit i ka kapur dorën e majtë.

Këto detaje konfirmojnë ato që janë thënë në një biografi të shkruar nga ndihmësi i Michelangelo. Ai pohonte se mjeshtri ishte mëngjërash.

“Fshehja e vazhdueshme e natyrës së vërtetë, duket se vinte nga pasoja e paragjykimeve të klerikëve, që kishin për mëngjërashët”, u shpreh Lazzeri.

ObserverKult