Pas qëndrimit përgjatë muajit shtator në portin e Vlorës, libraria më e madhe lundurese në botë “Logos Hope”, mbërriti dje në portin e Durrës.
Në portin e Durrësit libraria u mikprit nën kujdesin e Autoritetit Portual Durrës dhe nga grupi artistik i drejtuar nga koreografi Arian Plaku.
Logos Hope ka më shumë se 5 mijë tituj librash dhe në bord ka një ekuipazh vullnetarësh nga rreth 60 vende të ndryshme nga e gjithë bota, rreth 400 persona.
Anija e veçantë është duke zhvilluar një tur lëvizës në Mesdhe, ndërsa pas Vlorës u ndal dhe në Durrës duke i dhënë mundësinë më shumë libërdashësve të ngjiten në bordin e saj.
Është hera e tretë që libraria e madhe lundruese mbërrin në Shqipëri. Qëllimi i këtij ekuipazhi është njohurive dhe dijeve me njerëzit në mbarë botën./ATSH
Lexo edhe:
LIBRARIA LUNDRUESE MË E MADHE NË BOTË, GJITHË SHTATORIN NË VLORË
“Logos Hope”, libraria më e madhe lundruese në botë, ka mbërritur në brigjet shqiptare, në portin e Vlorës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau momente nga ankorimi i “Logos Hope” në portin e Vlorës, ku do të qëndrojë gjatë gjithë muajit shtator.
Rama tha se libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” që udhëton prej viteve ’70, e ka pritur e përcjellë rreth 46 milionë vizitorë, ka prekur edhe brigjet tona duke u ndalur në Portin e Vlorës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU