Libraria lundruese më e madhe në botë, gjithë shtatorin në Vlorë

“Logos Hope”, libraria më e madhe lundruese në botë, ka mbërritur në brigjet shqiptare, në portin e Vlorës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau momente nga ankorimi i “Logos Hope” në portin e Vlorës, ku do të qëndrojë gjatë gjithë muajit shtator.

Rama tha se libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” që udhëton prej viteve ’70, e ka pritur e përcjellë rreth 46 milionë vizitorë, ka prekur edhe brigjet tona duke u ndalur në Portin e Vlorës.

Kryeministri u shpreh se anija do të qëndrojë gjatë gjithë muajit shtator me plot 5000 tituj librash.

Në anije shërbejnë 300 persona vullnetarë.

Pas Vlorës, libraria lundruese planifikon të ankorohet edhe në portin e Durrësit, duke i dhënë mundësinë më shumë libradashësve të ngjiten në bordin e saj./ATSH


Lexo edhe:


“SHAKESPEARE AND CO”, LIBRARIA MË E FAMSHME NË BOTË FESTON 100-VJETORIN

“Dashuritë e mia ishin Adrienne Monnier dhe James Joyce dhe ‘Shakespearei and Company’”, shkruante Sylvia Beach, libraria legjendare parisiene e së cilës hapi dyert 100 vjet më parë.

Bashkë me Monnierin, partnerja e saj jetësore dhe profesionale, La Maison des Amis des Livres, ishte një pikëtakim për njerëzit kryesorë të letrave franceze. Beach do të miqësohej me dy breza shkrimtarësh amerikanë, anglo-irlandezë dhe francezë, përfshirë André Gide, Paul Valéry, TS Eliot, Ezra Pound, Ernest Hemingway dhe, natyrisht, James Joyce.

Libraria e parë në gjuhën angleze dhe ajo në Paris mundësuan qasje të paparë për letërsinë anglo-amerikane për një popullatë xhepcekët të pasluftës që nuk kishin asnjë dyshkë për të blerë libra. Ishte gjithashtu edhe burimi kryesor i shpërndarjes së “revistave të vogla” avangarde…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU