Mira Konçi: Sa u lodha unë duke pritur (Teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të 80-ta kantautori Gjergj Leka, organizoi një recital që transmetohej në Radio Televizinin Shqiptar dhe aty zbuloi talentin e pakontestueshëm të këngëtares Mira Konçi.

Në skenën muzikore të viteve ’80-’90, Mira Konçi solli një frymë të re të interpretimit, duke u bërë protagoniste absolute e festivaleve.

Për më shumë se tridhjetë vite karrierë, në bashkëpunim me Shpëtim Saraçin, ajo solli këngë të paharrueshme që vazhdojnë të transmetohen, e këndohen edhe sot.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Horizont”, të shkruar nga Alqi Boshnjaku, me muzikë dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit.

Ti mos më zgjo, nga gjumi i ëmbël!
Në çast po shoh, në film gjithë botën.
Në ëndërr pranë, në jetë jam larg

Sa u lodha unë duke pritur,
Po pres me shpresë një ditë të lumtur,
Por sa do t’pres, ndoshta një jetë
Sa fjalë dëgjoj, ky çast po vjen,
Por nuk e besoj, se shoh se prapë është larg,
Në horizont…

Dikush më thotë: “Ndoshta do t’vijë”,
Po çfarë të besoj?

Jo fjalët më s’i besoj,
Unë fjalën “ndoshta” urrej,
S’dua të shoh horizont,
Por atë horizont dua t’a jetoj

Jo fjalët më s’i besoj,
Unë fjalën “ndoshta” urrej,
S’dua të shoh horizont,
Tek ai horizont, dhe unë si gjithë bota të jetoj

Një fjalë dëgjoj, ky çast po vjen,
Por nuk e besoj, se shoh se prapë është larg,
Në horizont…

Dikush më thot’: “Ndoshta do t’vijë”,
Po çfarë të besoj?

Jo fjalët më s’i besoj,
Unë fjalën “ndoshta” urrej,
S’dua të shoh horizont,
Por atë horizont dua ta jetoj.

Jo fjalët më s’i besoj,
Unë fjalën “ndoshta” urrej,
S’dua të shoh horizont,
Tek ai horizont, dhe unë si gjithë bota të jetoj.

Jo fjalët më s’i besoj,
Unë fjalën “ndoshta” urrej,
S’dua të shoh horizont,
Por atë horizont, dua ta jetoj.

Jo fjalët më s’i besoj,
Unë fjalën “ndoshta” urrej,
S’dua të shoh horizont,
Tek ai horizont, dhe unë si gjithë bota të jetoj

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

MIRA KONÇI: SA DO T’PRES, NDOSHTA NJË JETË… (TEKSTI DHE KËNGA)