Ndahen çmimet e konkursit letrar “At Gjergj Fishta”, ja 3 autorët fitues

Në Lezhë është organizuar konkursi letrar “At Gjergj Fishta” ku janë shpallur 3 fitues, ndërmjet 22 autorëve që konkurruan me botimet në prozë e poezi.

Durim Taçi me romanin “Liqeni në mes të detit”, Arben Dedja me librin poetik “Italian job” dhe Frano Kullin me botimin “Fjalori i Gjergj Fishtës” janë fituesit e çmimeve letrare “At Gjergj Fishta” për vitin 2022.

Në konkursin e zhvilluar në Lezhë morën pjesë 22 autorë, ndërsa librat u vlerësuan nga juria e përbërë nga emra të njohur të letrave, si Stefan Çapaliku, Ndue Dedaj dhe Suela Bala.

Në këtë edicion u ndanë dhe tre çmime të karrierës për Zija Çelën, Rudolf Markun dhe Tonin Çobanin.

Konkursi u organizua nga Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë, ndërsa çmimet letrare kombëtare ndahen me rastin e 151-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës./shqiptarja.com


Lexo edhe:

GJERGJ FISHTA DHE TIRANA KOMUNISTE, NGA KRIST MALOKI

“Një aksion për zhdukjen e çdo gjurme të gegnishtes”,- kështu e quan Arshi Pipa ndërmarrjen e vitit 1972 përmes Kongresit të Drejtshkrimit në emër të shqipes së njësuar letrare. Dhe sipas tij rrënjët e këtij dënimi dhe dhunimi të gjuhës ishin shumë më të hershme, që me vendosjen e diktaturës në Shqipëri, ku u ndaluan rreptësisht autorë si Fishta, Camaj, Harapi,etj.

Pipa shkruan se “Stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegë, si kryearmikun e vet. E kjo ishte një nga arsyet pse Fishta ndalohej, sepse ai ishte përfaqësuesi kryesor i katolicizmit”.

Kultura perëndimore, pas së cilës ìu qaste Shkodra në atë kohë, përbënte një problem për regjimin që rrënjtë i kishte nga lindja, dhe kjo dritare për nga perëndimi,- përfshi këtu një numër të madh njerëzish që edukoheshin në perëndim, që u persekutuan dhe vizituan burgjet e egra të diktaturës,- duhej mbyllur…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU