Anila Kruti: M’u ule në gjunjë… dhe qave si burrë…

anila kruti një grua që

Poezi nga Anila Kruti

U ndez fjala në duart e Hestias.
Orakulli i stinëve shkroi udhën tënde.
Hapat të sollën tek unë.
I miri im …
Zjarri të dridhej në duar.
Gjaku nën lëkurë.
Mua buza nën mall.
Trupi nën zjarr.
Mendueshëm shtrive shpirtin në qiell.
Dhe pikove prej qiellit në fatin tim.
Ardhjes tënde ia dua gjurmën.
Duarve të tua mbushjen me dritë.
Heshtjes tënde i mësova leximin.
Prekjes së duarve muzikën e mallit.
Pastaj të dëgjova burimet e shpirtit që rridhinin në emrin tim.
dhe qetë shtriva krahët e mi në parajsën prej uji.
Të pashë të luteshe në emër të dashurisë
tek këndove një psalm prej bibles së buzës:
E bukura ime!
Të përqafova në lindjen e një dite të re…
M’u ule në gjunjë
dhe qave si burrë…

*Titulli i origjinalit: “Zoti është tjetri…”

ObserverKult

——————–

ANILA KRUTI: MOS E MERR TË LEHTË NJË GRUA QË LEXON…