Nga Fifi e Elsa Lila te Rovena Dilo e Manjola Nallbani, ja lista e 26 këngëtarëve të Festivalit të RTSH-së

Elsa Lila

Ashtu si në çdo fundvit, edhe këtë herë do të zhvillohet Festivali i Këngës në RTSH, edicioni 61. Ky festival konsiderohet si evenimenti më i rëndësishëm muzikor i vitit.

Tashmë dihet që fituesi i këtij festivali përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion që është eventi më i madh muzikor i vitit në Evropë.

Por kush do jenë konkurrentët e këtij sezoni? Eurovizion Albania ka zbuluar listën me 26 këngëtarët pjesëmarrës dhe titujt e këngëve të tyre, transmeton ‘televizioni-24’.

Ndryshe nga sezonet e fundit këtë herë vihet re se ka këngëtarë me shumë eksperiencë dhe emra vërtet që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës sonë.

Emri i parë që të bie më shumë në sy është padyshim ai i Elsa Lilës që e ka fituar 2 herë këtë Festival por në atë kohë nuk shkohej në Eurovizion.

Emra të tjerë me peshë janë edhe Rovena Dilo, Manjola Nallbani etj. Po ashtu nuk mund të kalojë pa u vënë re edhe emri i Fifit.


Lexo edhe:

KOMPOZITORËT MË TË NJOHUR SHQIPTARË DO TË DISTANCOHEN PUBLIKISHT NGA FESTIVALI I RTSH-SË

Kompozitorët më me emër shqiptarë do të distancohen publikisht nga Festivali i Radiotelevizionit Publik Shqiptar, që këtë vit vjen në edicionin e tij të 58-të.

Lajmi është konfirmuar nga burime të besueshme pranë “Albautor” (Organizatë Mbledhëse e të Drejtave të Autorëve, Kompozitorëve dhe Botuesve të Veprave Artistike, Letrare, Muzikore e Audiovizuale).

Shkak për këtë distancim është bërë pjesëmarrja në këtë edicion të festivalit të kompozitorëve të huaj, me më shumë se një krijim dhe po ashtu, mospërcaktimi i qartë i rregullores së festivalit që në thirrjet e para për pjesëmarrje…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU