Ermal Mamaqi iu është përgjigjur komenteve që iu janë bërë së fundmi për librin e tij. I ftuar në emisionin “Pardon My French” ai dha më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.
Aktori, tashmë dhe biznesmen, tregoi se nuk do të konkurojë njeri në këtë fushë e se kushdo që është ndjerë i kërcënuar nga ai, mund të qetësohet pasi nuk do pengojë asnjeri të fitojë. Me ironi, ai shtoi se kushdo që do të fitojë çmimin ‘Nobel’ e ka rrugën e hapur.
Po ashtu, ai e cilëson veten njeri të shkëlqueshëm, aq sa vetëetiketohet me termin: ‘gjeni’.
– A do të quhet shkrimtar tani Ermal Mamaqi?
Ermali: Jo, nuk e quaj veten shkrimtar. Të flenë rehat të gjithë këta që hanë bukë me këtë gjënë. Nuk do t’i pengoj asnjërit të fitojë çmimin Nobel”
– Pse komentohet libri dhe pse po merren kaq shumë?
Ermali: Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm./(gazetatema)
Lexo edhe:
GAZETARI I NJOHUR AKUZON ERMAL MAMAQIN: ËSHTË MASHTRUES
Gazetari i njohur, Flavio Qarri, ka “shpërthyer” ndaj aktorit Ermal Mamaqi. I ftuar, së fundi, në emisionin “Natën me Aulonën”, Flavio u ndal te libri i ri i Mamaqit “Në garë me veten”, duke thënë se ai është “mashtrues” dhe shet sukses pa patur sukses.
“Këta janë mashtrusa. Këta shqiptarët janë ca mashtrusa të jashtëzakonshëm nuk kanë asgjë lidhje me suksesin e suksesshëm. Edhe kush zgjohet në 4 e gjysmë o ka problem me prostatën o me trutë. Jo po dyshi i ftohtë, ik me këto mashtrusa. Sidomos profetët e njohur që shesin sukses pa bërë asgjë ata të suksseshme në jetë, tregojnë si të prodhosh dhe nuk kanë prodhuar asgjë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult