Neeli Cherkovski: Elegji kopshti

e kam gjetur kopshtin në
gjendje të mirë sot,
ti je mysafiri im
kësaj pasdite

do të bëj espreso
të fortë dhe do t’i prij Krishnas
nëpër lule
që lulëzojnë këtu

mund të prekësh
kokën e
një kllouni të regjur
dhe të mbledhësh jasemin

do të zbuloj ujëvarën
ngjitur me mullirin, pas
kafes një gotë verë
në tarracën e poshtme

kaktusi shkëlqen,
fieri drusor dhemb
pason pema e bananës
dëshirë e ndjeshme

i vetëm natën
unë ndjek gjurmët
deri te korija e bambujes
dhe si besimtar i lutem

asnjë Zoti të veçantë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: FLAKJA E ORËS ME ZILE