Rozana Radi: Mos postoni varret e familjarëve në rrjetet sociale, mbajini në zemër kujtimet

Rozana Radi ka spikatur gjithmonë për reagimet e saj të drejtpërdrejta. Ajo nuk nguron që të flasë në rrjetet sociale për çështjet që e shqetësojnë.

Së fundmi, Rozana ka bërë thirrje për të gjithë ata që publikojnë varre të familjarëve. Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka kërkuar mos ta bëjnë më, pasi sipas saj, ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë!

Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto?

Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e përjetshme!”, ka shkruar Radi, duke marrë shumë konfirmime nga ndjekësit. /abcnews.al/


Lexo edhe:

ROZANA RADI: KUR PËRFUNDON NJË DASHURI… (TEKSTI DHE KËNGA)

Pyesni të gjithë kalimtarët, poetët shkrimtarët,
mos kanë parë atë që doja unë shumë?
I thoni sa shumë po vuaj,
në mur e kam shkruar,
besoni e dua pafund.

Më tregoni si ndalohet,
më tregoni si shërohet,
pse kjo zemër s’më dorëzohet ti jap fund.
Kur e do edhe s’të duan
budallaqe ç’ke besuar…

Kur përfundon një dashuri si kjo e jona…
Ti preferon me tepër vdekjen se sa miqtë të të shpëtojnë,
e të shtrëngon diçka në trup se do më jetën,
po se provove në lëkurë, thonë asnjeri nuk ta mëson.
Se është ai i gjithë shkurtimi jetës sime.
Se është ai që më tërheq sa herë unë dua ta harroj
Është ai…
Në kokën time më shtrëngon
Është ai…
Me kujtime nuk më lëshon…

Këngën e plotë mund ta gjeni KËTU