Bujar Kapexhiu: Si rrezikova të burgosem për shkak të gruas

bujar kapexhiu
Bujar Kapexhiu

Bujar Kapexhiu, ne një intervistë për Report TV, të dhënë kohë më parë, ndër të tjera tha se kishte qenë në survejim gjatë periudhës kur do të bëhej dasma e tij e për këtë arsye i ka kërkuar bashkëshortes të mos vishej me të bardha.

Por kjo kërkesë mesa duket nuk është zbatuar nga ajo, duke e vënë në rrezik regjisorin.

“Ishte një periudhë e rrezikshme nëse nuk realizohej porosia e partisë. Ka qenë viti 74’-75’ mbas Festivalit të 11-të që filloi reprezalja me ekonominë, ushtrinë, pushkatimet.

Ishte edhe një tjetër, që femrat nuk duhet të jenë shumë të pispillosura dhe kur vinin në punë nuk mund të mbanin varse, vëthë aq më tepër të lyheshin me buzëkuq.

Dhe në një moment të caktuar, nuset nuk duhet të dilnin me fustane të bardha.

Unë në atë kohë isha i dënuar, punoja në prodhim në kanal, dhe ju luta bashkëshortes time që mos e vish fustanin e bardhë sepse unë jam i dënuar, mua më ndjekin. Jam i survejuar në çdo gjë dhe pikërisht të martohesha me një grua me fustan të bardhë.

Do thonë ky po na bën sfidë prandaj është e rrezikshme në këtë drejtim.

Ajo qeshi dhe tha “Unë një herë martohem dhe do të dal me fustan të bardhë’’ ka rrëfyer Bujar Kapexhiu.

——————————–

Lexo edhe

GAZETARI “I KTHEHET KEQ” BUJAR KAPEXHIUT: MJAFT O MIKU IM, E Ç’BËRE TI NË FESTIVALIN E 11-TË?!

Gazetari i njohur për reportazhet, Ilir Mati, shprehet i revoltuar në rrjete sociale ndaj Bujar Kapexhiut.

Ky i fundit do të shprehej pak kohë më parë se nuk i vinte keq për vitet që kanë shkuar në komunizëm, ndërsa do të shprehet se pas Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH, do e çonin për “riedukim” në punë të rëndë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ilir Mati i bën thirrje Kapexhiut që të ndalojë me këto deklarata...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU