Katër filma për katër anëtarët e “The Beatles”, ja kur pritet të lansohen

Filmbërësi, fitues i çmimit Oscar, Sam Mendes ka fituar të drejtën e plotë të krijojë katër filma për katër anëtarët e bendit “The Beatles” Paul McCartney, John Lennon, George Harrison dhe Ringo Starr ndërkaq mendohet të lansohen në vitin 2027.

Filmat që do të bëhen për anëtarët e “The Beatles” do të jenë krejtësisht të ndryshëm, ndërsa supozohet të vinë në të njëjtin vit.

Paul McCartney, Ringo Starr dhe familjet e të ndjerit John Lennon dhe George Harrison kanë dhënë të drejtat e plota të historisë së jetës dhe muzikës për filmat.

“Jam i nderuar të tregoj historinë e grupit më të madh rock të të gjitha kohërave dhe po ashtu i emocionuar të sfidoj idenë se çfarë përbën një udhëtim në kinema”, tha Mendes, regjisori i njohur.

Sony Pictures Entertainment do të financojë dhe shpërndajë të katër filmat në vitin 2027.

Kjo është hera e parë që “The Beatles” kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë për një film me skenar. Grupi ka qenë subjekt i disa dokumentarëve duke përfshirë filmin e viteve 1970 “Let It Be”, si dhe “Get Back” të Peter Jackson…/ variety

ObserverKult


Lexo edhe:

MIHAI EMINESKU: PSE VDIQE, O ENGJËLL…

se vdiqe o engjëll, nga Mihai Eminesku

Një llambë e zbrazët në varrin e shenjtë,
Një tingull kambane në orën e shenjtë,
Një ëndërr që flatrat në vrere i pat njomë,
Kështu ti na ike nga bota e jonë!

Ti ike me qiell të kthjellët si dita,
Me kroje me qumësht, plot lule e dritë,
Kur retë ngjasonin të errëta pallate,
Ku hyj e del hëna, kjo zonjëzë nate.

Të pashë si hije me dritë argjendore
Si u sule në qiell me flatra dëbore,
Si reve u ngjite shkallaret pa krye,
Nën shira prej rrezesh e brymë prej yjesh.

Një rreze të ngriti, një këngë të përcolli
Me krahë kryqëzuar plot hir kraharorit,
Teksa mbaje vesh si shtillej magjia,
Argjend nëpër ujëra, dhe ar ndër hapësira.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult