Në Festivalin e 61-të të Këngës të RTSH-së që nisi dje u shqua një performancë interesante. Albina dhe Familja Kelmendi performuan së bashku.
Albina dhe familja e saj kanë bërë që kënga “Duje”, të jetë ndër favoritet kryesore për t’u shpallur fituese.
Për më pak se 24 orë, kjo këngë ka marrë mbi 100 K shikime në Youtube.
Në këtë kompeticion do të jenë 26 këngë pjesëmarrëse, 10 prej të cilëve janë artistë të rinj dhe grupe alternative
Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS.“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.
Ju ftojmë ta ndiqni këngën “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.
Këndon: Albina dhe familja Kelmendi
Teksti: Erjona Rushiti
Muzika: Enis Mullaj
ObserverKult
Kliko edhe:
“HAJREDIN PASHA O PO I VJEN O RADIKËS…”, KËNDON ALBINA KELMENDI (TEKSTI DHE VIDEO)