Pak kohë më parë, aktorja e humorit Cubi Metkaj, është shprehur në Abc News, se është ncamuar seksualisht në fillimet e saj nga një regjisor.
“Të themi ‘jo’ do gënjej. Ne e dimë shumë mirë që edhe në botën e showbizit këto ndodhin, edhe në teatër sepse ndoshta edhe teatri nuk është edhe aq showbiz por që ndodhin.
Ty të vjen regjisori me një propozim të caktuar dhe pastaj fillon me komplimentet, shkojnë më tej e më tej… Pastaj është edhe çështje e karakterit që deri ku e çon edhe deri ku e lejon. Unë nuk jam tip që e kam lejuar, kam thënë ‘stop’ deri këtu. Ndoshta ka të bëjë me tipin tim, por që ndodh, mua më ka ndodhur. Unë nuk bëj pakt dhe marrëveshje me të tilla gjëra. Kam prishur shumë projekte pse duhet ta mohoj këtë gjë.”
Kjo ishte një deklaratë që mori shumë vëmendje dhe së fundmi aktorja e njohur, Cubi Metkaj, ka vendosur të thotë publikisht emrin e regjisorit, i cili është Xhoslin Rama./gazetatema
Lexo edhe:
AURELA GAÇE “THUMBON” REPERËT: BËJNË BLAH-BLAH PËR ATA QË U KANË DALË THINJAT NË SKENË…
Aurela Gaçe shpesh në rrjetet sociale ka kritikuar blerjen e klikimeve nga këngëtarët.
Së fundi, Gaçe përmes një postimi ka thumbuar reperët duke krahasuar klikimet e tyre me ato të Eminem, Snoop Dogg dhe Dr Dre, në këngën e tyre më të re, “Back in the game”.
Artistja shkruan se, legjendat e hip hop-it bashkë në 5 ditë kanë mbledhur 7 milionë shikime në “YouTube”, ndërsa nëse kjo ndodh me artistët në Shqipëri do t’u thuhet se u ka rënë fama…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU