“Duje” e Albina Kelmendit, në mesin e këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit

Albina Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023.

Së bashku me familjen e saj, Albina do të interpretojë këngën “Duje”, një kombinim ky zërash i pabërë më parë në Festivalin e Këngës.

Ndërkohë, edhe shtetet e tjera evropiane janë duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Në mesin e dhjetëra shteteve që do të këndojnë në garën e sivjetme, kënga e Albinës është në mesin e më të dëgjuarave.

Ajo renditet e nënta, nga top 20 këngët më të dëgjuara të Eurovisionit, gjatë muajit dhjetor./IndeksOnline


Lexo edhe:

ALBINA KELMENDI DUHEJ TA KISHTE FALËNDERUAR EDHE ELSA LILËN, POR NUK NDODHI…

am një nga ndjekëset më fanatike të Festivalit të Këngës.

Është një farë identiteti kulturor e muzikor, që dhe atëherë kur duket sikur u largohet vlerave, sërish vazhdojmë ta shohim, ndoshta për inerci a ndoshta nga nevoja e madhe për të mos u shkëputur nga ato ndjesi që dikur na mblidhnin të gjithëve para ekranit.

Albina Kelmendi më pëlqeu që natën e parë.

Shumë Elsa Lila … Pavarësisht komenteve në rrjet për moskuptimin e tekstit a mimikave “të sforcuara”. Kush e ndjen dhe shijon muzikën si përjetim, ajo këngë i shkoi si drithmë drejt e në shpirt.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult