“Nga muret e Stambollit”, libër i ri nga Përparim Blakaj

përparim blakaj

Autori Përparim Blakaj ka publikuar librin e tij të radhës me tregime titulluar “Nga muret e Stambollit”.

Libri brenda tij ka rrëfenja, tregime të ndjeshme që flasin për Zotin, për fëmijërinë, filozofinë e jetës, personalitetin, pritjet e gjata e thirrjet me ofshamë, për vetminë, njerëzit e mençur e të pikëlluar, për vrasjen e grave, për (ç)burrërimin, për turpin, urrejtjen, miqtë e armiqtë, Republiken e Bananes, tregun ku shitet liria, bukën e nënës, djersën e babait.

Në librin ‘’Nga muret e Stambollit’ ‘gjejmë copëza shkrimesh për fëmijët e vuajtur të Kosovës e botës, për nacionalizmin, Ballkanin e përçudnuar, Panairin e Librit, profesorët me nam, etjen për pushtet, botën e çmendur, për kurdët, Aelian e autorit, Tokën e Premtuar e idealet përgjysmë.

Përparim Blakaj ka botuar edhe dy libra të tjerë: “Përtej syve” dhe “Çdo gjë e mirë e ka një fund”

ObserverKult

Lexo edhe:

PËRPARIM BLAKAJ: VETMIA IME

Vetmia ime është përplot me njerëz
përplot qytete, qiej, rrugica

Ne jemi si hëna dhe dielli
ndiqen dhe presin një ditë takim

Me të dashtë ty është lehtë
të jetosh me atë ndjenjë e vështirë

Ajo rrugë në të cilën ikën vet pa mua
të vret por të jep pak liri

Vetmia ime është përplot zhurmë,
mbushur me ëndrra, zgjime, netë të gjata

Ndoshta ndodhë një e pamundur
një mrekulli ndoshta, diku tek e fshehta

E pamundur s’mund të jetë
për atë që beson të paracaktuarën, dashurinë

Vetmia ime është përplot me njerëz
deshta të them me miq, fate, kopshte

ObserverKult