Vrasja misterioze e aktorit shqiptar, Agim Shukes… dy pistat e përfolura…

Agim Shuke

Vrasja misterioze

Gazetari Mitro Çela ka kujtuar, kohë më parë, Agim Shuken, aktorin e dashur që u vra në një atentat në vitin 1992.

Çela tregon se me Shuken u njoh nëpërmjet aktorit Robert Ndrenika, ndërsa lajmin e vrasjes së tij e kishte mësuar nga Pjetër Arbërori.

Ai rrëfen se në atë moment ndodhej në sallën e Parlamentit, ndërsa përmend faktin se vrasja e aktorit të madh ende nuk është zbardhur, pavarësisht se asokohe flitej për dy pista, krim brenda familjes dhe hakmarrje për notën e ndonjë studenti.

Shkrimi i Mitro Çelës:

Agim Shuke

-Aktori-

Rreth viteve ‘80-të takova Bert Ndrenikën. Në dorë mbante një valixhe. E pyeta:

-Pse je “armatosur”?

-Do shkojmë në Durrës për xhirime. Teodor Laço ka bërë një komedi. Regjizor Gëzim Kame.

Do luajmë së bashku me Agim Shuken, Viktor Zhystin. Elvira Diamanti, Birçe Haskon, etj. Para nisjes për në Durrës, do pimë kafe tek teatri. Po vjen?

U ulëm. Më thotë Berti:

-Ti e njeh Gimin si aktor. Por nuk e di që e kemi komshi?

-Banoj në shkallën Nr 6. Kam një vit. Të njoh. Ti ke qenë gazetar në Berat. Unë aktor në Kuçovë.

Mund të takohemi për kafe. Tre shkallë na ndajnë.

Në fakt e “takoja” në ekranin e televizionit. Në komedinë “Shi në plazh”, Agimi me rolin e Zenos, beqar i lashtë, u bë shumë popullor.

Viti 1992. Salla e parlamentit. Pjetër Arbërori tha:

-Po u jap një lajm të trishtuar. Në rrugën “Bardhyl”, i kanë bërë atentat aktorit Agim Shuke…

I plagosur rëndë. Në koma. E dërguan në Romë. Vdiq pas disa ditëve. Ishte 50 vjeç.

U fol për dy pista.

Së pari. Krim brenda familjes. Agimi ishte divorcuar.

Së dyti. Hakmarrje për notën e ndonjë studenti…

Për 30 vjet krimi ka mbetur pa u zbuluar.

Agimi la gruan me dy fëmijë. Ka vite që jetojnë në Angli./vjosa.net

ObserverKult


vaçe zela shiu arbëri lutem

Lexo edhe:

SULMI FIZIK MBI VAÇE ZELËN MË 1993, FYERJET DHE ETIKETIMET

Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993.

Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para kohe”, në moshën 45-vjeçare, largimi nga skena, “harresa” mediatike, fyerjet dhe etiketimet si “beniamine” e Enver Hoxhës, rrugaçëria dhe vandalizmi ra mbi të dhe mbi njerëzit e artit e kulturës shqiptare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult