Xhevahir Zeneli rrëfen si e mashtroi miku i tij Agron Llakaj

Nxorri shtëpinë në shitje se do ikte në Amerikë, Xhevair Zeneli rrëfen si e mashtroi miku i tij Agron Llakaj

Xhevair Zeneli dhe Agron Llakaj, janë dy nga aktorët e fundit të brezit të tyre, që vazhdojnë me shfaqjet e humorit.

Por përveçse kolegë në skenë, ata janë edhe miq të mirë në jetën private.

Madje aq sa t’i bëjnë edhe renga njëri-tjetrit.

Një e tillë ka ndodhur kur Zeneli do të vendoste të largohej në Amerikë vite më parë dhe për këtë arsye kishte nxjerrë edhe shtëpinë në shitje.

Historinë e ka treguar vetë Zeneli.

“Ishte kohɑ që sɑ kishɑ mɑrrë përgjigjen e llotɑrisë ɑmerikɑne dhe ishin ditët që do niseshɑ.

Nxorrɑ shtëpinë në shitje dhe sɑ herë tɑkoheshɑ me Agronin më pyeste: Mos jɑ ke vënë çmimin e lɑrtë?

Jo, i thɑshë unë, 45 mijë dollɑrë, është gjithë ɑjo shtëpi.

Mirëpo edhe ɑi u mërzit shumë që nuk po shitej shtëpiɑ.

Një ditë më mɑrrin në telefon.

‘Zoti Xhevɑhir Zeneli, kɑm dëgjuɑr që shisni bɑnesën, mjɑfton të mɑ pëlqejë nusjɑ me vɑjzɑt, e për çmim nuk është problem’, thɑ.

Unë e rritɑ edhe 10 mijë çmimin dhe i thɑshë 55 mijë dollɑrë.

Thɑ merre numrin e telefonit dhe nesër të vij tɑ shoh shtëpinë.

Në mëngjes tɑkoj Agronin unë dhe i tregovɑ.

Merre në telefon më thɑ Agroni.

E morɑ unë ɑtë që do blinte shtëpinë, por më del nusjɑ e Agronit”, tregoi Zeneli, duke shkɑktuɑr shumë të qeshurɑ.

Kujtojmë që pasi jetoi për disa vite në SHBA, Zenelaj vendosi të kthehej në Shqipëri dhe tashmë e shohim në ekranin e Vizion Plus, bashke me Agron Llakaj./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

XHEVAHIR ZENELI: NUK E PRITA… KADRI ROSHI MË GODITI ME SHUPLAKË

Aktori Xhevahir Zeneli ka qenë i ftuar kohë më parë në emisionin e Rudina Magjistarit.

Gjatë emisionit Zeneli zbuloi pjesë nga prapaskenat e realizimit të filmave vite më parë.

“Kur kemi xhiruar filmin “Kur hapen dyert e jetës”, kemi bërë xhirime një muaj në dimër, në dëborë dhe një muaj në pranverë. Ashtu siç ishim veshur ashtu edhe flinim, ishte shumë ftohtë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult