“Edhe varrin mund të ma zënë…”, poezinë e Artan Gjyzel Hasanit e lexon Simon Shkreli



Kur kam kohë të lirë u përgjigjem pyetjeve
që nuk m’i kanë bërë akoma
pyetjeve që ata do të m’i bëjnë kur të vdes
dhe nuk do të kem mundësi t’u përgjigjem
veç do të tallem e do të qesh
por nuk kam ndërmënd të ngrihem
nga dashuria e madhe për mua
edhe varrin mund të ma zënë…
por unë kam kohë të lirë gjithnjë e më rrallë
orët që më kanë mbetur ia kam lënë vetes me testament
do të më duhen që të vdes njëherë e mirë
varrosur me pyetjet e mia
dhe përgjigjet e tyre bashkë
vdekja ime e ëmbël
si gjumi jashtëmartesor
dhe unë i virtytshëm
si një ves i lënë në mes…

*Titulli i origjinalit: “SARDONICUS”

ObserverKult


Artan Gjyzel Hasani

Lexo edhe:

ARTAN GJYZEL HASANI: NJERËZ NUK KA MË…