Sheshi i ri i Flamurit në Vlorë, pas punimeve, të cilat janë drejt përfundimit, do t’i shtojë një tjetër pjesë të bukur mozaikut. Pjesë e mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së fundmi përmes rrjeteve sociale ka postuar pamje nga projekti i ndërtimit të Sheshit të Flamurit në Vlorë. Përmes këtyre punimeve do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë.
Rama tha se, punimet në Sheshin e Flamurit në Vlorë janë drejt përfundimit.
Ky investim fillon nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës dhe përfundon tek zona e njohur si ish-Kapelja.
Pas përfundimit të projektit do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh. Një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues. Kjo lidhje do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
VLORA E VITIT 1914, FOTOGRAFIA E BËRË NGA EDITH DURHAM: JA ÇKA SHKRUAN PËR TË
“Mbretëresha e maleve” nderohet ende nga shqiptarët. Edit Durham e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX, mes shumë studimesh e fotografish realizuar nëpër Shqipëri, në qytetin bregdetar të jugut ka shkrepur këtë moment:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult