Koreografja e njohur shqiptare Linda Kalemi ka rrëfyer në një lidhje për emisionin “Panorama e Mëngjesit” përjetimet pas tërmetit të një dite më parë që goditi Turqinë juglindore.
Ajo e krahasoi tërmetin e një dite më parë me atë që goditi Stambollin në vitin 1999.
Kalemi u shpreh se që prej asaj kohe qytetarët në Turqi trajnohen si të marrin masa para fatkeqësive natyrore.
“Një gjë dua të kujtoj se ne e kemi provuar këtë tërmet në vitin 1999 në Stamboll. Ky u bë një shkak që gjithë populli turk të informohej dhe të trajnohej si të marrë masa për herë të tjera.
Vazhdimisht marrim masa për çdo situatë që është fatkeqësi natyrore. Ky tërmet ishte paralajmëruar edhe nga disa sizmiologë”, deklaroi ajo./panorama.com
ObserverKult
Lexo edhe:
U DËMTUA NGA TËRMETI, VIJON PUNA PËR REHABILITIMIN E KALASË SË DURRËSIT
Në qytetin e Durrësit vijon puna për ringritjen e kullës C. Një nga kullat fortifikuese të kalasë, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti solli në vëmendje punën që po bëhet për rikonstruksionin e saj.
“Kulla C, në Kalanë e Durrësit, një nga më të dëmtuarat nga tërmeti i nëntorit 2019 po ngrihet falë mbështetjes së Fondit për Trashëgiminë të Ambasadorit Amerikan, përmes bashkëpunëtorëve tanë CHWB”, tha Margariti.
Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult